“U prehsh në paqe vëlla”/ Ky është 17-vjeçari që humbi jetën mbrëmë nga shpejtësia e madhe

Shpejtësia skëterrë i mori jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.

Advertisements

“Panorama” mëson se adoleshenti ishte duke udhëtuar me 200 km./h dhe ishte i apasionuar pas garave me makinë.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, sic raporton korespondentja e Panorama, përplasja ka rezultuar fa tale për adoleshentin, i cili i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bëntë këtë gjë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.

Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është Presidenti që shkon në tualet i shoqëruar me 6 truproja?(Video)
Artikulli tjetërAnjeza Maja gati sa nuk “rrëzohet” për të kapur foton perfekte, ja çfarë ndodhi dje në Kamzë (FOTO)