Viti i ri po troket dhe për të nisur 2020-n në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në pritje të fitoreve të reja, është e nevojshme të përgatiteni me kujdes. Një nga mënyrat më të mira për t’u organizuar për vitin e ri është t’i hidhni një sy këshillave nga ana e astrologjisë.
Advertisements
Më poshtë kemi listuar sugjerime të çmuara për të gjitha shenjat zodiakale që premtojnë të ndihmojnë në mbarëvajtjen e një viti me rezultate të larta. Do t’i zbulosh dhe të përgatitesh gjatë muajit të fundit të vitit që po lemë pas?
Atëherë gjej shenjën tënde në listën e mëposhtme dhe nis të punosh që sot madje:
Advertisements
DASHI
Ky vit ka qenë intensiv dhe energjik. Në dhjetor duhet të përgatitesh për të pushuar dhe të vesh rregull në mendjen tënde. Kjo lidhje e brendshme do jetë thelbësore për të hyrë në vitin tjetër vërtet duke qenë mirë me veten. Jepi prioritet vetes dhe lër pas pjesën tjetër të botës. Kjo do të të bëjë shumë mirë.
DEMI
Keni patur të bëni me shumë çështje të brendshme dhe jo gjithmonë i keni menaxhuar në mënyrën që duhet. Për të përmbyllur vitin me një energji të mirë, duhet t’u kërkoni falje atyre që keni lënduar dhe janë të shtrenjtë për ju, sepse brenda 2020-s do jenë shumë më të lidhur me ju.
BINJAKËT
Ajo që Binjakët duhet të bëjnë për t’u ndarë nga ky vit, është të jenë më të ndershëm. I kanë fshehur ndjenjat e tyre për shumë kohë për t’u bërë qejfin atyre që i rrethojnë, por tani duhet të tregojnë se kush janë në të vërtetë, sepse viti i ri, nuk do e tolerojë përfundimin. Prioriteti juaj për të qenë mirë është objektivi.
GAFORRJA
Duhet të spostoni vëmendjen tuaj gjatë festive të fundvitit dhe të përqendroheni në paqen me financat dhe në eleminimin e çdo varësie nga të tejrët. Doni të nisni një vit të ri nga zero dhe për këtë duhet të merrni përgjegjësitë e jetës mbi vete.
LUANI
Ky është momenti për të lënë mënjanë krenarinë dhe egocentrizmin e për t’u përqendruar për një moment në të bërit mirë n daj nejrëzve që të rrethojnë. Për të mbyllur mirë vitin, duhet të impenjoheni tek ndjeshmëria dhe kujdesi ndaj të tjerëve, si në familje edhe jashtë saj. Kjo eksperiencë do ju bëjë më të pjekur dhe të ndërgjegjshëm dhe do ju përgatisë për të pritur 2020-n në mënyrë shumë pozitive.
VIRGJËRESHA
Virgjëreshat kanë patur një vit shumë produktiv, kanë punuar fort dhe kanë qenë në gjendje të përballojnë shumë nga objektivat e tyre. Ky fundvit duhet të jetë pushim dhe përgatitje për fazën e re që do nisë muajin e ardhshëm. Lidhja shpirtërore e brendshme do jetë shoqëruese në hapat tuaja, por më parë duhet të çlirohesh nga zakonet e tua që ndalojnë evolucionin.
PESHORJA
Peshorja mund të përfundojë vitin duke iu dedikuar zgjidhjeve të problemeve që janë krijuar me njerëz të tjerë gjatë vitit 2019. Do keni mundësi të flisni për të gjithë dhimbjen dhe të keni një marrëveshje paqeje me te interesuarit, por keni nevojë për maturi dhe përgjegjshmëri. Nëse do zgjidhni konfliktet sit ë rritur, do jeni më të lehtësuar dhe më të përgatitur për një vit pozitiv.
AKREPI
Ajo që mund të bësh është thjesht të shijosh momentet e bukura që keni lënë për në fund të muajit dhe të këtij viti. Ka qenë një vit me shumë punë dhe tani po korrni frytet, duke hyrë në një 2020 edhe më optimist dhe pozitivë. Injoro çdo tentativë konflikti dhe shijo momentin, sepse do jetë vërtet i veçantë.
SHIGJETARI
Shigjetarët do hyjnë në vitin e ri në mënyrën më të mirë: me një dashuri të re. Pas dhimbjes këtë vit, më në fund do gjeni dikë që ia vlen dhe do shijoni momente të pabesueshme me të në krah. Harroni të gjithë dhimbjen e së shkuarës dhe përqendrohuni në shijimin e dashurisë, sepse ky do jetë fillimi më i mirë i vitit.
BRICJAPI
Këshillohet që Bricjapi të pushojë pak nga puna dhe të shijojë jetën. Keni punuar shumë dhe në fund koha në punë ju ka privuar nga shumë gjëra pozitive, pranë familjes dhe miqve. Tani është momenti të pushoni, mendërisht, shpirtërisht dhe fizikisht dhe të përgatiteni për vitin e ri, që rezervon supriza të mëdha për ju.
UJORI
Reflektim është fjala për ujorët këtë periudhë pushimesh. Duhet të mendoni për gjithçka që keni përjetuar në 2019 dhe të merrni mësim nga secila eksperiencë. Shumë gjëra të mençura mund të gjenden në fitoret dhe humbjet e tua dhe përmes kësaj njohjeje do marrësh forcën dhe inteligjencën për të jetuar 2020-n tënde me më shumë domethënie.
PESHQIT
Njerëzit e shenjës së Peshqve mund të përgatiten për ardhjen e vitit të ri të çliruar nga mendimet negative. Ndonjëherë mund të keni mendime të limituara mbi aftësitë tuaja dhe të privoheni nga disa eksperienca për shkak të pasigurisë dhe frikës. Kjo situatë duhet të kontrollohet në mënyrë që të merrni sa më mirë mundësitë që do ju paraqiten vitin e ri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!