Jo vetëm që kaluan “Halloween-in bashkë, dy këngëtaret shqiptare nuk “iu ndahen” Neymar-it dhe Mbappes (Foto)

Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj para pak javësh patën shansin të takonin nga afër dy nga futbollistët më të njohur, Neymar dhe Mbappe. Kushërirat kaluan mbrëmjen e “Halloween-it” në një hotel luksoz në Paris dhe aty festonin edhe dy yjet e futbollit. Ato publikuan në rrjete sociale një foto në të cilën shiheshin shumë afër futbollistëve dhe më pas Mbappe publikoi të njëjtin imazh në ‘Instagram-in’ e tij.

Advertisements

Siç duket tashmë Anxhelina dhe Beatrix përfshihen në listën e të njohurve të Neymar dhe Mbappe, sepse mbrëmjen e djeshme ato kanë qenë fanset më të mëdha të tyre në ndeshjen kundër skuadrës së Galatasaray. Dy kushërirat kanë publikuar në ‘Instagram’ foto dhe video të ndryshme nga stadiumi dhe kanë treguar se kanë bërë tifo për Paris Saint Germain, skuadrën ku luajnë Neymar dhe Mbappe.

Në momentin ku ata kanë shënuar gol Anxhelina dhe Beatrix kanë festuar dhe brohëritur për futbollistët.

Advertisements

Nuk dihet nëse ato kanë pasur mundësinë t’i takojnë sërish Neymar dhe Mbappe, por duket se orët e kaluara në stadium i kanë shijuar vërtetë shumë.

 

View this post on Instagram

 

⚽️🎉👭❤️

A post shared by 𝖳𝗋𝗂𝗑𝗂𝖾 ♥ (@beatrixramosaj) on

 

View this post on Instagram

 

Squad LIT 🔥🤪🥂 #halloween

A post shared by 𝖳𝗋𝗂𝗑𝗂𝖾 ♥ (@beatrixramosaj) on

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Të shohim përditë se nuk je kështu”/ Moderatorja “i vërs ulet” keq fansit: Shko bëj vizitë, ke probleme me…(Foto)
Artikulli tjetërE pabesueshme por e vërtetë, Amir Rrahmani bie nën “shënjestrën” e ekipit legjendar të Italisë