Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Medias ku po diskutohen dy projektligjet e qeverisë për paktën anti-shpifje.
Advertisements
Gjatë kohës që po fliste pedagogu i gazetarisë, Mark Marku, ish-ministrja e Kulturës e ka kundërshtuar ç’ka ka shkaktuar reagimet në mbledhje.
Marku me tone të ashpra i ka kërkuar ish-ministres të tregojë kulturë dhe të respektojë personat e ftuar.
Advertisements
Por ministrja me ton të lartë i ka kërkuar disa herë të qetësohet, në të kundërt të largohen nga mbledhja. Kjo ka revoltuar Markun i cili ka thënë se parlamenti është shndërruar në një “furgon” që nuk dëgjon njeri. Debati me tone të larta shkaktoi largimin e ish-ministres nga salla: “Ruaj etiken, fjala ime e fundit”, tha Kumbaro./PANORAMA.al
Debati në Komisionin e Medias
Mark Marku: Trego pak edukatë se je dhe pedagoge.
Mirela Kumbaro: Të lutëm zoti Marku trego etikë.
Mark Marku: Oj gocë s’kam ardhur në furgon… Po deshe dëgjo, po deshe ik.
Mirela Kumbaro: Qetësohu zoti Marku…
Mark Marku: Më duket vetja sikur jam në furgon, ne flasim ju bëni muhabet. E keni bërë parlamentin si furgon dhe doni të na bëni ne ju..
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…
Mark Marku: Për turp…
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën…
Mark Marku: Mos më bërtit mua..
Fatjona Dhimitri: Vazhdoni zoti Marku..
Mark Marku: Trego edukatë, edukatën e ke të detyruar.
Mirela Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën të lutem
Mark Marku: Po fole, unë do ngrihem dhe do i bëj thirrje dhe kolegëve të mijë të ikim..
Mirela Kumbaro: Mund të ikni, jeni të lirë ta bëni..
Fatjona Dhimitri: Mund të largoheni ju zonja Kumbaro s’ka përse të largohen të ftuarit.
Mark Marku: Po e bën këtë seancë sikur jemi në furgonin e linjës Tiranë-Vorë.
Mirela Kumbaro: Mungesë totale ektike. Ruaj etikën…
Mark Marku: Ju s’keni as etikë dhe as integritet. Jeni punëtor të një njeriu që thotë se do të shkelë lirinë e medias.
Sadi Vorpsi: Nuk jemi punëtor. Jeni dhe pedagog.
Mark Marku: Në auditor jam i nderuar të flas..PANORAMA.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!