‘Citimet bëj në kishë dhe xhami’, Rama kapet keq me ndjekësit që në mëngjes(Foto)

Edhe këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur me Fjalët e Shenjta.

Advertisements

Ai ka publikuar në ‘Facebook’ një sure nga Kurani, ku shkruan: ‘Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr’.

Mirëpo, duket se jo të gjithë i presin mirë këto publikime të Ramës, pasi komentet e shumta kanë treguar të kundërtën.

Advertisements

Njëra prej ndjekëse nuk ka kursyer t’i thojë kryeministrit se këto citime bëhen vetëm në xhami dhe kishë.

Ndërkohë ky i fundit i ka kthyer një përgjigje të menjëhershme, duke e paralajmëruar se në faqen e tij është i lirë të hyjë e të dalë kushdo.

Ndjekësja: Respekte per ty por Kuran e Bibel leri n’pune te tyren!!Aspak levizje e duhur!!Besimi eshte individual e jo citime fb-je !!Te ndiqja me pasion neper postime por jam totalisht kundra cdokujt qe poston citime fb,citimet behen ne kishe dhe xhami!!

Rama: Je gabim shume ti dhe kushdo kujton se Fjalet e Shenjta u takojne veç atyre qe shkojne ne kisha e xhamia! Jo! Fjalet e Shenjta jane nje nga pasurite me te medha te njerezimit dhe kjo s’eshte pune “levizjeje”, po thjesht deshire e kenaqesi per te ndare grimca te kesaj pasurie mes njeri – tjetrit, ne kete faqe ku gjithkush eshte i lire te hyje e te dale, te pelqeje a mos pelqeje, te miratoje a te kundershtoje…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTemperaturat nën zero dhe reshje dëbore! Moti për ditën e sotme
Artikulli tjetërIshte shtatzënë kur mësoi se kishte tumor, aktorja shqiptare tregon momentin e vështirë