Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e djeshme në “Ftesë në 5”, ku foli për ndarjen nga Nora dhe për projektet e reja muzikore si edhe për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Roberti u shpreh se me Norën janë në një pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet. Ai theksoi se do i qëndrojë pranë Norës dhe vajzës sa herë të kenë nevojë.
Advertisements
Ai zbuloi se këtë muaj do publikojë një këngë të re kushtuar dashnoreve për të cilat tha që janë shumë në modë.
“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore. Refreni i këngës është kështu ‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’. Është shumë në modë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore”, tha Roberti.
Advertisements
Bieta: “Në cilin prej kuptimeve të Shqipërisë apo të Kosovës?”
Roberti: “Si në Kosovë, edhe në Shqipëri kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj do ju pëlqej kënga. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi. Edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!