Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar t’i realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do t’i çojë deri në fund amanetet e saj.
Advertisements
Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tra gjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së bashku me djalin e saj vetëm 18 vjeç, Sardin, kanë humbur jetën. Bashkëshorti i saj Bujari, i cili ka qenë me ta kur ndodhi tërmeti, arriti të shpëtonte dhe të gjente një rrugë për të dalë nga rrënojat.
Vajza e tyre, Megi kishte shkuar një ditë më parë tek shtëpia e gjyshërve në Tiranë. Për të ka qenë e pabesueshme gjithçka që ka ndodhur dhe ende nuk arrin ta besojë se mamaja e saj dhe vëllai nuk janë më me të. Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar t’i realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do t’i çojë deri në fund amanetet e saj.
Advertisements
“Çfarë mund të them.. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme. Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet..
Nuk e beson dot që ka ndodhur?
“Nuk e besoja dot.. Nuk më besohet sepse mënyra si ka ndodhur ka qenë.. Ku di unë, më duket ëndërr, sot për nesër. Unë një ditë më përpara u takova me të dhe..“
Ishe tek gjyshi në Tiranë?
“Po, unë të dielën ika për në Tiranë dhe hera e fundit që e takova mamin ka qenë të dielën.. Nuk e di..“
Dha ato porositë e zakonshme, besoj si çdo nënë?
“Po.. S’e di por më ka marrë shumë malli, nuk kam lot, nuk di çfarë të them tjetër… Më ka marrë shumë malli për mamin, nuk di çfarë të them për Zotin. Kishim shumë ëndrra bashkë, ishim shumë të lidhura, më duket sikur nuk do di me kë të shprehem. Kam qenë shumë e lidhur me mamin, çdo gjë ja tregoja asaj.. Nuk di çfarë të them. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Jo se është mami im, por ishte e tillë, siç kishte emrin ishte dhe vetë.. Mira dhe ashtu ishte e mirë..”
Kishit plane të vinit në Tiranë?
“Shumë.. “
Ti studion për..?
“Gjuhë të huaja, anglisht“.
Ndërkohë Sardi mbaronte gjimnazin?
“Sardi mbaronte gjimnazin, dhe ishim gjatë gjithë kohës çfarë do vishnim për maturë, çfarë makine do marrim. Sikur janë gjithë maturantët, adoleshentët. Nuk e di.. Shpirtin e saj e kam brenda vetes, ma jep gjithë këtë forcë, siç ishte mami në të vërtetë e fortë, sypatrembur. Ajo deri në momentin e fundit i ka ndenjur afër vëllait.. Nuk e di.. Sa meqë gjithë atë tmerr që kanë parë këta, ka shkuar duke e zgjuar vëllain qetësisht. Thjesht për të mos e trembur. Kam shumë nevojë për mamin, por çfarë të bëj. Nuk di çfarë të them tjetër.
Shyqyr që kam babin të paktën, kam një prind, kam diku ku mund ta gjej një mundësi të paktën prindërore. Pavarësisht se unë kam shumë teze, dajo, njerëz plot, që s’më lenë kurrë vetëm. Kam një teze që ngjan shumë me mamin dhe çmallem duke e parë atë.”
Po ti normale do ta vazhdosh shkollën, jetën, dhe do bësh atë që ke planifikuar me mamin?
“Po vetëm për mamin, vetëm për atë dua të bëhem e fortë dhe çuditërisht jam kaq e fortë. Thashë vetëm ajo ma jep forcën bashkë me vëllain, nuk e kisha imagjinuar veten kaq të fortë sinqerisht. Ama vetëm di të them diçka që amanetet e saj do i çoj deri në fund..”
Dhe një ndër to kush është?
“Një ndër to ishte të më shihte mua të kompletuar domethënë, me punë , me gjithçka, sikur unë e kisha nisur, me shkollën me studimet. Sikur çdo prind për fëmijët e tij domethënë”. tvklan
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!