Vetëm dy ditë më parë u bë me dije se shefi i kushinës Renato Mekolli do të largohej nga programi duke e lënë emisionin që drejtonte në mes të sezonit.
Advertisements
U mësua gjithashtu se vendin e tij do ta zerë një tjetër shef kuzhine i cili ka punuar në Athinë, emri i të cilit është Alsi Sinanaj. Skenaristja e programit, Zefina Hasani sqaroi se Renato la në mes emisionin për arsye krejtësisht personale.
E gjitha paska qenë një lojë dhe surprizë për konkurentët e “Hell’s Kitchen”.
Advertisements
Ndërsa emisioni nisi me shefin e ri, në fund të programit u shfaq Renato që sqaroi gjithçka.
Në një postim në Instagram ai shkroi më vonë:
“Ndjesë për tërheqen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen to be continued…
@alsi_sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne 😘
Djalli im i mirë @zefinahasani si thua? Të kthehemi në normalitet ?”
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!