Bebe Rexha krenare që është shqiptare, ja cfarë dasme “ëndërron”

Artistja e njohur ndërkombëtare, Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë këtë javë për të qenë pranë banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Bubqit dhe në zonën e Bizës.

Advertisements

Jo vetëm kaq, por Bebe ka dhënë për herë të parë në një intervistë të mirëfilltë në Shqipëri për emisionin ‘Lart e Poshtë’ në RTSH.

Ndër të tjera, e pyetur nëse prindërit apo familjarët i thonë ‘ardhsh me një burrë të mirë’ sa herë vjen në Shqipëri, ajo u përgjigjë: ‘Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono!’

Advertisements

‘Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar por që është shumë e vështirë në Amerikë!’, tregoi Bebe, e cila e pyetur për dasmën u shpreh: ‘Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!’

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShiu e bubullima, por ja çfarë do ndodhë pas mesditës
Artikulli tjetër‘Si më kërkoni të rikthehem, ju më keni sharë’, reagon Renato Mekolli pasi la Top Channel në mes të sezonit, ja e vërteta