‘E kanë tm err, askush s’do të kthehet atje’, Rama: Ja dy rrugët si do veprohet me banorët ne Janar

Brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti tr agjik do te futen neper banesa, nderkohe qe ne janar do te zbrazen hotelet nga banoret qe jane strehuar nderkohe.

Advertisements

Kryeministri Rama ka treguar dy rruget qe do te ndiqen per sistemimin e banoreve qe nderkohe jane ne hotele.

“Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të qirase me leke ne dore, merre me qira ku te duash e ke te paguar deri kur ne te japim shtepine re.

Advertisements

Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe ekstra per koston e transportit. Dhe rruga tjetër është; ose do t’ja gjejmë vet do e marrim me qira dhe do themi futi. Por hotelet ne janar do te zbrazen nga te gjithe se ky eshte pakti i bere. Mund te rrinin me gjate por i kemi alternativat dhe financimin. Cdo familje qe do te perfitoje nga qiraja te jete e skanuar qe te mos hyjne ne kete sistem familje qe nuk kane lidhje me termetin direkt, qe nuk e kane humbur shtepine. Mos harroni, 15 dhjetori eshte afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi”- tha ai.

Femijet qe ‘fluturuan’ nga pallati per te shpetuar

Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht. Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të tij (djalit). Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjithe kujdesin e nevojshem. Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje, e kanë tmerr. Vetëm ideja që të shkojnë atje është tme rr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz.”, tha Rama.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShkoi në Durrës se do ndihmonte të prekurit nga tërmeti, tiranasit i zbulohet mashtrimi. Detaji që e çoi në pranga
Artikulli tjetër‘Dilni dhe relaksohuni, mos u rrë mbeni nga ndjenjat’, ja cfarë thonë yjet për ju sot