Eduard Ndocaj me deklaratë të fortë: Dako është vr.asës, ja pse po i prish pallatet

I ashpër ka qenë me akuzat ish deputeti Eduart Ndocaj. Në një intervistë në Faxneës ai e quajti ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vr.asës të banorëve që humbën jetën ditën e tërmetit.

Advertisements

Ndocaj deklaroi se Dako duhet të mbajë përgjegjësi penale për vi ktimat e 26 Nëntorit sepse sipas tij, ai ka patur në dorë të gjitha lejet e dhëna për ndërtim në Durrës.

“Ligjet ekzistojnë, por ne kemi problem kryesor se ne nuk kemi kontroll, nuk kemi ndërtues. Ata janë të paaftë dhe të korruptuar. Ish-kryetari i bashkisë në Durrës ka 12 vjet që jep leje, ai jepte certifikatat e pronësisë, ai blinte, ai jepte hekur. Pra ishte mbreti. Por ai duhet të jetë para drejtësisë. Tani ai është vr.asës, ai është një ndër njerëzit kyç dhe po mundohen të shemben pallatet sa më shpejt që të humbin edhe provat.

Advertisements

Kemi edhe një Don Kishot që duhet të ishte para drejtësisë sepse të gjitha lejet në Tiranë i ka dhënë ky zotëria kur ishte kryetar bashkie sepse kemi pallate të prishuara dhe në Tiranë. Zoti kryeminsitër bashkë me zotin Dako duhet të ishin para drejtësisë. Jo të dalë të bëjë shou, të tallet. Ai del dhe thotë mos na sillni ndihma, por lekë kesh. Ai del 24 orë live nëpër media”, tha Eduart Ndocaj.faxnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë! Cfarë po fshihet në pallatet e Thumanës ku humbën jetën pothuajse gjysma e vikt imave të 26 nëntorit
Artikulli tjetërSuksese! Vajza nga Fushë-Arrëzi fiton në Kinë çmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit