Mbërrin letër-porosia nga Italia për Pjetrin, ja çfarë thonë autoritetet italiane

Tre muaj pas dorëheqjes pasi i doli dën imi në Itali duke e kapur ligji i dekri minalizimit, mbërrin nga Italia letërporosia për Valdrin Pjetrin. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se letërporosia nga Italia ka konfirmuar denoncimin e PD-së në 13 gusht të këtij viti që nxori dokumentet e dëni mit nga gjykata e Firences.

Advertisements

“Në Njësinë e Dekr iminalizimit prej 28 nëntorit të 2019 ka mbërritur një përgjigje nga Italia përsa i përket kërkesës nga një letërporosi nëse ka qenë i ndaluar dhe nëse ka një vendim të drejtësisë italiane për Valdrin Pjetrin. Ajo që denoncoi PD-ja konfirmohet nga letërporosia. Kjo letër porosi konfirmon atë që denoncoi PD-ja se Pjetri ka pasur një procedim në Itali dhe ka qenë gjykata e Fierences që ka dhënë një vendim fajësie duke bërë largimin e tij nga Italia në bazë të marrëveshjes. Ai ka qenë akuzuar për kultivim dhe tra fikim të lëndëve na rkotike. Behët fjalë për një ngjarje të vitit 2003. Pritet që të bëhen veprimet procedurale, pasi me ligjin në Shqipëri falsifikimi procedohet penalisht, për t’u marrë i pandehur. Sapo të administrohet dokumentacioni do të veprohet me Valdrin Pjetrin” tha gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Në datë 13 gusht të këtij viti PD-ja publikoi kartelën e dë nimit në Itali për tra fik dr oge të Valdrin Pjetrit. Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri është dënu ar me 18 muaj bu rg dhe 1000 euro gjobë. Ai u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003, ndërsa u dë bua nga Italia më 4 shkurt 2003. pas daljes së dën imit, Pjetri u largua duke hequr dorë nga mandati që fitoi në 30 Qershor si kryetar i bashkisë së Shkodrës. E ndërsa Agim Kajmaku është në kërkim nga policia prej disa javësh, vijojnë hetimet për Mark Babanin e Vaut të Dejës pas denoncimit të PD-së.

Advertisements

Shqiptarja.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLubonja pyet Live inxhinieren Luljeta Bozo: Pse nuk e ngrite zërin më parë?(Debati)
Artikulli tjetërShembet Godina 15 në Qytetin Studenti/ Banorët në qiell të hapur