Lubonja pyet Live inxhinieren Luljeta Bozo: Pse nuk e ngrite zërin më parë?(Debati)

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar mbrëmjen e djeshme në Neës24, kër cënimin që kryeministri i ka bërë me bur g ndërtuesve të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat.

Advertisements

Sipas Lubonjës kjo do të sillte edhe përfshirjen e disa aktorëve politikë duke përmendur kështu kryebashkiakun e Durrësit të cilin e quan kryebetonieri i qytetit.

Lubonja shprehet:

Advertisements

Po e kap te paralajmërimi i Ramës për ndërtuesit, që do shkojnë në bu rg, nëse nuk ndërtojnë banesat e shembura. Po me ç’tagër ky i thotë një ndërtuesi shko ndërto atë që është shembur, sepse duhet të ketë një përgjegjësi ky ndërtuesi që të shkojë ta ndërtojë atë.

Po cfarë ka ndodhur këtu? Kryetari i Bashkisë së Durrësit është kryebetonieri i qytetit. Ai ka interesin të ndërtojë sa më shumë pallate, që të shesë sa më shumë. Pra, ky është shteti i ndërtuesve. Një ndërtues që është i rregull i thotë këtij që nuk shkoj fare se unë e kam bërë punën, e bëri natyra këtë. Nëse funksionon shteti, këtu ka shumë përgjegjës. Por ne s’kemi shtet, kemi këtë njeriun, që ka krijuar idenë “një pallat, një votë”.

Ndër të tjera, analisti iu drejtua me një pyetje live inxhinieres Luljeta Bozo, që ka bërë bujë këto ditë me sqarimet për tërmetin dhe shembjen e shumë ndërtesave, se pse nuk e ka ngritur zërin më parë.

Më tej ai shtoi:

Ajo që duhet të bënte, por që s’e bën dot, është të marrë përgjegjësi. Sot për herë të parë ne shohim specialistët që dalin e na shpjegojnë gjërat që ne i kemi ditur, siç ishte dhe Luljeta Bozo. Pyetja që ngre unë është “Pse nuk e ngritën zërin këta, nuk e shikonin më parë? Problemi është se ky nuk dëgjon fare, as specialistët. Këtu te ne është bërë një grumbullim këtu në Tiranë e Durrës dhe ngrij pallate që të pasurohen këta. Për mua Rama nuk pyet njeri, as specialistët, dhe sërish do na bëjë dëme të mëdhaja, siç kanë bërë paraardhësit e tij”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEdi Rama habit me veprimin e tij: Ngre këmbët mbi tavolinë në Sllovaki, kafe te zyra e OSBE (VIDEO)
Artikulli tjetërMbërrin letër-porosia nga Italia për Pjetrin, ja çfarë thonë autoritetet italiane