Është ndarë nga jeta gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan, Loui Zanga.
Advertisements
Ai ka ndërruar jetë disa ditë më parë në Mynih të Gjermanisë, por lajmi i hidhur është bërë publik në mediat gjermane disa orë më parë.
Zanga ishte bashkëpunëtor i Zërit të Amerikës në Uashington, si dhe njihet për kontributin e tij në Radio Europa e Lirë.
Advertisements
Lidhur me këtë humbje të madhe për gazetarinë shqiptare, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Përmes një statusi në “Facebook”, Berisha e cilëson Zangën si një avokat të vërtet të lirisë së shqiptarëve.
Ish-kryeministri vlerëson kontributin e tij të çmuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës, ndërsa shpreh ngushëllimet e tij për të afërmit dhe familjarët e Zangës.
Loui (Luigj) Zanga njihet si ndër analistët dhe opinionistët më të shquar shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai u dekorua nga ish-presideneti Bujar Nishani me titullin “Nderi i Kombit”.
Mesazhi i plotë:
Luigj Zanga nje avokat i vertet i lirise se shqiptareve nuk eshte me!
Te dashur miq, dite me pare ka mbyllur syte pergjithmone gazetari, publicisti dhe analisti i mirenjohur shqiptaro – amerikan, Nderi i Kombit, Loui Zanga. Me ndarjen e Loui Zangas nga jeta kombi yne ka humbur njerin nga bijte e tij te shquar, qe i kushtoi jene dhe energjite e tij mbrojtjes se lirive te shqiptareve te shtypur ne Shqiperi nga diktatura Hoxhiste dhe te atyre te pushtuar ne Kosove dhe viset e tjera ne Jugosllavi.
Ne dekada si bashkepuntor i Zerit te Amerikes dhe me vone i Radios Europa e Lire, Lui Zanga ishte nje nga zerat e fuqishem me te urte, me te vleresuar per komentet, analizat e tij per gjendjen e shqiptareve nen diktaturen staliniste dhe pushtimin serb.
Duke ndjekur me vemendje dhe pasion te jashtezakoshem zhvillimet ne Shqiperi, Loui Zanga do te publikonte ne vitin 1990 broshuren Avokatet e Demokracise ne Shqiperi me qellimin fisnik qe ti nxiste intelekualet shqiptar qe te ndiqnin rrugen e grupeve intelektuale te vendeve te tjera ishkomuniste.
Une kam patur fatin ta njoh dhe ta pres e ta takoj Lui Zangen ne Shqiperi por dhe ne Mynih dhe ruaj perjete ne mendjen time pershtypjet e thella te nje burri fisnik, intelektuali te urte dhe te mençur patrioti te vertet.
Ndaj ju ftoj te dashur miq te shprehim mirenjohjen me te thelle per kontributin e çmuar te Lui Zanges per lirine e shqiptareve, ngushellimet me te ndjera familjes se te ndjerit dhe lutemi qe shpirti i tij te gjeje paqen e merituar. Ngushellime!! sb
ps: Per mungese te nje fotoje po vendos foton e tij familjare diten e akordimit te Nderi i Kombit ne te cilen Lui eshte ne krah te majte te Presidentit Nishani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!