Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur një takim eksperten Luljeta Bozon, e cila tha se edhe pse nuk i pëlqen të dalë në televizor, ajo e ka bërë këtë, me qëllim për të qetësuar njerëzit pas dramës së 26 nëntorit.
Advertisements
Shefi i qeverisë e falënderoi eksperten Bozo, ndërsa e përgëzoi rolin e saj që ka kryer në qetësimin psikologjik të njerëzve. Ajo kishte edhe një kërkesë për qeverinë, ku tha se tani duhet treguar më tepër kujdes me ekspertizën dhe me verifikimet e dëmeve të shkaktuar nga tërmeti
Pjesë nga biseda:
Rama: Më ka rënë në sy që shkruani edhe ju, që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit. Është mbushur me sharlatanë dhe me delirantë.
Advertisements
Bozo: Kam shkuar në objekte dhe në shkolla. Unë kam një shqetësim timin. Njerëzit u strehuan, mirë keq u futën brenda. Tashi fillon ekspertiza. Tani këtu e kam merakun”
Rama: Ne u kemi kërkuar të huajve të na thonë mban apo jo struktura. Do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për këtë pjesë, po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!