Thane se ishte i sigurt, por ja çfarë i bëri tërmeti pallatit të “VIP-ave” në Durrës

Supozohej të ishte një ndër objektet më të sigurta në qytetin bregdetar, pasi aty strehoheshin personazhe të njohura të viteve `80, por pallati 5-katësh që ndodhet në qendër të Durrësit është dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Advertisements

Ai ndodhet në Rrugën Tregtare dhe është shpallur i pabanueshëm, pasi ka pësuar dëmtime në strukturë dhe fasadë.

Mësohet se pallati që do të shembet është ndërtuar në vitet ’80 dhe nga tërmeti i fundit pësoi dëmtime të konsiderueshme, duke u shpallur i pabanueshëm.

Advertisements

Në këtë pallat kanë banuar këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, aktori Fadil Hasa, por edhe drejtues institucionesh të asaj kohe, hetues dhe prokurorë.

Ky pallat konsiderohej më i miri dhe më luksozi në ato vite, për vetë planimetrinë e brendshme, ku kishte një hapësirë të konsiderueshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlani i Qeverisë për familjet e pastreha pas tërmetit, nga 1 janari do të nisë…
Artikulli tjetërVijojnë tërmetet! Regjistrohen 5 lëkundje të reja gjatë natës, ja epiqëndra dhe magnituda