Anëtarët e familjes Cara dhe ata të familjes Vata gjendeshin në të njëjtin apartament kur tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit go diti vendin.
Advertisements
Kur ra tërmeti i parë ata zbritën nga kati i katërt në katin e parë dhe u strehuan aty që po të bjerë tërmet tjetër të dalin lehtë.
Në familjen Vata atë në natë, në katin e 4, po flinin Hajrie Vata nëna e shtëpisë, Ela Vata nusja dhe fëmijët, Santijano dhe Rolejd. Kryefamiljari ishte në punë turn i natës ndërsa babai i fëmijëve ishte emigrant në Greqi.
Advertisements
Ata nuk ishin ngjitur në katin e 4, por që të ishin sa më afër daljes, ata u strehuan në katin e parë, në apartamentin e Anthi Carës. Prandaj trupat e këtyre vik timave u gjetën në të njëjtin vend.
Familja Vata nga 4 anëtarë, humbi dy prej tyre. Ndërsa dy të tjerë i mbijetuan peshës së betonit që i zuri poshtë.
Fehmi Vata tregon:
Ka dalë nga rrënojat nusja me djalin e madh me gjithë gruan time. Gruaja ka vd ekur. Nusja me djalin janë mirë. Kurse djali i vogël 7-vjeç ka ngel brenda, është këtu”
Nëna e 7-vjeçarit Rolejd Vata doli e gjallë nga rrë nojat bashkë me djalin e madh. Meraku i saj ishte djali i vogël që i kishte humbur nga duart nën rrënoja. Ndërsa priste për trupin e të birit deri në orët e vona pas mesnate, babai i Rolejdit na tregon pengun e jetës së tij.
Servet Vata, babai i Rolejd Vatës shprehet:
E kishte marrë malli për babin. Sa herë flisnim në telefon më thoshte babi kur do vish, unë i thosha edhe një muaj, ai më thoshte janë shumë 1 muaj hajde më shpejt. Kjo do më ngeli peng gjithë jetën”
Fati e deshi që fundi tr agjik i këtyre dy familjeve të ishte i përbashkët. Trupat e tyre ishin të fundit që u nxorën nga rrënojat në Thumanë. Sadajana Cara vetëm 21 vjeç ndërroi jetë duke mbrojtur me krahët e saj të voglin Rolejd Vata. Varrimi i të humburve të familjes Cara, rëndoi mbi fshatin Thumanë më shumë se lëkundjet e tërmetit.
Gjashtë arkëmorte u nderuan nga qindra njerëz teksa kaluan për herë të fundit në rrugët e fshatit.
Familje të shuara. Një pla gë e pashërueshme. Një brengë e përjetshme.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!