Manushaqe Hoda, nuk e kishte menduar kurrë që fëmijën do të lindte në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Advertisements
Pas rënies së tërmetit të fuqishëm prej 6.4 ballë, Manushaqe Hoda, u nis nga Durrësi për tu strehuar në Parku Inovativ i ndërtuar nga një partneritet kosovaro-gjerman, ku po qëndrojnë një numër i madh i të prekurve nga tërmeti.
Ajo është bërë me djalë, ku lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj.
Advertisements
“Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrsake. Gjendja e nënës dhe e foshnjës është stabël. Familja ishte e strehuar në kampin inovativ në Prizren”. ka thënë ai për Gazetën Express.
Disa familje të prekur nga tërmeti 6.4 ballë që ndodhi në Shqipëri janë strehuar në Kosovë.
Tërmeti 6.4 shkallë Richter kishte si epiqendër Durrësin me rrethinë dhe shkaktoi 52 viktima. Po ashtu kishte dëme të mëdha materiale.
Ditën e djeshme, ka ardhur në jetë edhe një vajzë, ku e ëma ishte strehuar në çadrën e emergjencave civile.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!