Tërmeti/ Haradinaj: Të tregohet kujdes me të ardhurit nga Shqipëria, po mashtroheni

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të paprekur nga tërmeti i 26 nëntorit që të mos vijnë në Kosovë.

Advertisements

Kreu i qeverisë tha të martën se qytetarë të varfër po mashtrohen se po të gjejnë strehim në kampet kosovare, do të dërgohen më pas drejt Gjermanisë.

Duke folur pas homazheve në shtatoren së ish-presidentit Ibrahim Rugova në 75-vjetorin e lindjes, Haradinaj shtoi se nismat private në shenjë solidariteti po e rëndojnë situatën realisht të vështirë me të ardhurit në këtë stinë dimri.

Advertisements

Sipas tij, përgjegjësi kanë edhe grupet politike, duke veçuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Të shumtë janë banorët nga Shqipëria të cilëve u janë hapur dyert për strehim pas tërmetit vdekjeprurës.

Në Parkun Inovativ të Prizrenit aktualisht janë akomoduar mbi 500 persona, ndërsa 1,500 të tjerë po priten në hotele, shtëpi private dhe shkolla.

Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTurqia nis punën për ngritjen e 500 shtëpive pas tër metit, ja ku do ndërtohen
Artikulli tjetërSi u shk.atërrua shteti i Tajvanit pas të.rmetit me magnitudë 6.4, ja çfarë ndodhi me ndërtuesit e arkitektët