Komisar Arben Cara është një nga efektivët e shërbimit zjarrfikës, i cili ka qenë në terren në Durrës dhe në Thumanë, për të nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit por edhe trupat e pajetë të v iktimave të tërmetit të 26 nëntorit.
Advertisements
Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer momentin e rënies së tërmetit dhe si e ka ndjerë në shtëpinë e tij dhe më pas punën në terren.
Dhimbja e Arbenit vazhdon të jetë shumë e madhe pasi 7 vik timat e familjes Cara, ishin njëkohësisht edhe familjarë të Arbenit, ishin kushërinjtë e tij.
Advertisements
“Mëngjesi i 26 nëntorit ka qenë një traumë e madhe për ne pasi atë mëngjes pasi tërmeti goditi vendin kam qenë në shtëpi, mu desh të nxjerr familjarët e mi pasi frika se mund të pasohej nga një goditje tjetër e pasi i kam nxjerrë dhe lënë jashtë, nusen me djalin se Zoti na ka rënduar na ka sjellë një fëmijë me probleme të spektrit autik, na është dashur shumë kohë për ta nxjerrë jashtë. Familjen e lashë në shtëpi. Vajta te salla operacionale ku kishte lumë telefonatash dhe kur gjendja u agravua u nisëm në Durrës”.
E teksa ishte në krye të detyrës, komisari Cara nuk ka mundur që të shmangë pjesën emocionale teksa nxirrte nga gërmadhat njerëzit e tij të familjes. Ai ishte mbi rrënojat e hotelit “Vila Palma” në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos, kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës aty ky ndodheshin edhe familjarët e tij.
Efektivi i zjarrfikësve u shpreh kjo ka qenë një nga ngjarjet më të rënda që ka përjetuar dhe një nga aksionet më të vështira ku i është dashur të ndërhyjë. Gjatë bisedës në studio, Arbeni ka treguar momente prekëse kur përpiqej të nxirrte nga rrënojat e pallatit në Thumanë të afërmit.
Ai rrëfeu momentin kur Albert Cara, 55 vjeçari i vetmi i mbijetuar i familjes Cara që ka humbur familjen pyeste vazhdimisht për të birin që kishte humbur jetën në rrënoja.
“Ai nuk e di që i biri nuk jeton më por më sa duket diçka ka kuptuar sepse ai ndërkohë që ne përpiqeshim ta shpëtonin ndjente se dora e të biri ishte ftohur. Para se të nisej për në Itali me urgjencë ai përsëri pyeti për të birin, si është”, rrëfeu Albert Cara.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!