“Një vajzë thërriste ‘mami, mami’”, Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Durrës rrëfen momentet e rënda

Tërmeti i 26 nëntorit tro nditi mbarë Shqipërinë, por pasojat më tro nditëse ishin padyshim në Durrës dhe Thumanë, aty u ishte dhe epiqendra. Emisioni “Me Zemër të Hapur”, në News24, po trajton sot momente të dhimbshme dhe histori njerëzore të jetuara nga tërmeti.

Advertisements

Lëkundjes së tme rrshme të orës 03:54 nuk i ka shpëtuar as Shtëpia e Fëmijës, në Durrës, ku në një rrëfim të shkurtër drejtoresha Mimoza Xhelilaj tregon momentet e tme rrit te fëmijët.

“Ishte tërmet kata strofal. Ishte frikë, shumë e rëndë. Fëmijët me problemet e tyre emocionale ishin trembur, por stafi është trajnuar për këtë pjesë. Ata kanë një skemë të qartë emergjence, e dinë si do veprojnë. Por, fëmijët e kanë ndjerë shumë”, tregon ajo.

Advertisements

Si përfundojnë fëmijët në këtë institucion?

Fëmijët janë me prindër, por ka dhe fëmijë të br aktisur. Prindërit kanë probleme të forta ekonomike dhe sociale, divorce, prindër të bu rgosur apo që marrin dro gëra. Në këtë moment ndërhyn shteti, që fëmijën ta mbajë shteti, derisa prindërit të stabilizohen. Ka dhe fëmijë jashtëmartesorë, apo që nuk ua di familja. Punonjëset e kësaj shtëpie janë her oina, ato janë nëna edhe vetë, por kanë lënë familjet e tyre dhe punojnë jashtë orarit për të qenë pranë këtyre fëmijëve.

Çfarë ndodhi në tërmetin e madh të 26 nëntorit?

Në ato momente nuk kishe çfarë të shikoje, errësirë, lëkundje, gjendje e jashtëzakonshme. Gjëja e parë ishte të flisja me ta, më thanë se ishin tronditur jashtë mase. Kishim rastin e një vajze të vogël që thërriste “mami, mami”. Me asistencën e psikologes sikur po e kalon.

Si është menaxhuar këto ditë me pasgoditjet situata?

Fëmijët kanë dashur shumë, e ndjej që duan një grup të madh njerëzish dhe unë kam shtuar stafin. Kanë dashur të kenë lëvizje, i kemi marrë me festa, me lojëra.

A keni psikolog në këto momente pranë shtëpisë së foshnjës?

Kemi psikologun dhe punonjësin tonë social, por edhe organizata ofrojnë psikologë falas.

Mund të më thoni për çfarë keni nevojë sot?

Nuk na mungon gjë, s’mungojnë as veshjet, as ushqimet. Por neve na duhen mjete për t’i konsumuar, lapsa, plastelina, lojëra, si dhe dy karroca deri në 1 vjeç për të shëtitur bebet në kohë të qetë. 2-3 karroca, se aq bebushë kemi, të tjerët i marrim për dore. Pra, duam mjete didaktike. Kemi 4 bebushë, u morën në krah nga kujdestaret kur ra tërmeti. Natën e tërmetit kanë qenë dy kujdestaret e turnit dhe rojet, përjetimi ka qenë dra matik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi i fundit! Gra.bitet me for cë makina “Security” pranë qendrës tregtare në Kashar
Artikulli tjetërNxori të afërmit nga rrënojat, zjarrfikësi bën rrëfimin prekës për familjen e tij: Ndjeu dorën e ftohtë të birit