Bebe Rexha disa ditë më parë shprehu se do të linte turin e saj dhe do vintë në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti. Ajo e mbajti fjalën e dhënë dhe së bashku me të atin u nisën drejt Shqipëri.
Advertisements
Në një postim këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se 100 mijë dollarët e mbledhura nga fansat e saj do vijë t’i dorëzojë vetë në vendin e duhur. Përveç fitimeve të grumbulluara ajo vetë dhuroi 10 mijë dollar.
Bebe ka postuar ditën e djeshme në “Instastory” një video ku shihet një valixhe e mbushur plot me ëmbëlsira për t’i lumturuar sadopak fëmijët e vegjël të prekur nga tërmeti.Ora News
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!