Prekese! “M’u shkatërrua banesa, punova 42 vite”/ Banori: Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në Paris

Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kannë sjellë edhe shumë dëme banesash në qytetin e Durrësit.

Advertisements

Shumë banorët ndodhen ende para bashkisë së Durrës dhe kërkojnë ekspertë për të parë banesat e tyre. Një prej tyre është shprehur për “Ora News” se ka vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë. Por ai ka treguar se banesa e tij është e shkatërruar dhe kërkon pronarit të pallatit që t’i kthejë paratë.

“”Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, u shpreh ai.

Advertisements

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Ai iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet, në godinat që kanë ndërtuar ata. Ndryshe u shpreh ai do të përballen me pasojat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundi i Botës! Shkencëtarët paralajmërojnë për kat astrofën “efekti domino”
Artikulli tjetërShtëpia iu shkatërrua plotësisht, 6-vjeçarja prek me fjalët e saj: Dua të bëhem doktoreshë te mjekoj gjyshërit