Fundi i Botës! Shkencëtarët paralajmërojnë për kat astrofën “efekti domino”

Bota mund të ketë kaluar tashmë në nëntë “pika prekëse” që do të çojnë në ndryshime katastrofike të klimës, paralajmërojnë shkencëtarët.

Advertisements

Kalimi në pikat alarmante do të thotë “ne jemi në një gjendje emergjence planetare”, mund të ndodhë që njerëzimi të fshihet nga planeti.

Ngrohja globale e shkaktuar nga shumë dëme mund të përshpejtohet dhe të krijojë një efekt domino vdekjeprurës, shkruajnë studiuesit në revistën Nature.

Advertisements

Këto pika alarmante përfshijnë humbjen e pyjeve të shumta në Amazonë dhe shkrirjen e akujve të Antarktidës dhe Greenland – dëmtime nga të cilat planeti ynë nuk mund të shërohet kurrë.

“Një dekadë më parë ne identifikuam një grup pikash të alarmante në sistemin e Tokës”, tha autori kryesor Profesor Tim Lenton, nga Universiteti i Exeter.

“Tani ne shohim prova që mbi gjysmën e tyre janë aktivizuar.”

Ekipi, i përbërë nga studiues nga Britania e Madhe, Gjermania, Danimarka dhe Australia, thanë se situata është urgjente dhe kemi nevojë për një reagim urgjent.

Arrihet një pikë kur ndikimet e caktuara të ngrohjes globale bëhen të pandalshme, siç është humbja e madhe e akullit në Antarktidë.

Ndër nëntë pikat alarmante të shpalosura nga shkencëtarët ishin edhe shkrirja e permafrostit në Rusi, vdekja e koralit në shkallë të gjerë dhe një ngadalësim i rrymave të oqeanit në Atlantik.

Thatësirat në pyjet e Amazonës dhe zjarret në veriun e largët të Kanadasë dhe Rusisë thuhej gjithashtu se janë identifikuar një dekadë më parë dhe tani janë “aktive”.

“Nuk janë vetëm presionet njerëzore në Tokë që vazhdojnë të rriten në nivele të pashembullta,” tha profesori bashkëautor Johan Rockström, nga Instituti Potsdam në Gjermani.

“Ndërsa përparon shkenca, ne duhet të pranojmë se kemi nënvlerësuar rreziqet e nxitjes së ndryshimeve të pakthyeshme, ku planeti vetë-përforcon ngrohjen globale.”

Kjo kaskadë e ndryshimeve të shkaktuara nga ngrohja globale mund të kërcënojë ekzistencën e qytetërimeve njerëzore, sipas studiuesve.

Shkrirja e akullit vetëm në Groenlandë dhe Antarktidë do të shtonte nivelin e detit me 10 metra, duke alarmuar miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare.

Ndryshimet në rrymat e Atlantikut tashmë kanë shkaktuar uragane më të shpeshta dhe destruktive në të gjithë botën perëndimore.

Gati 200 vende nënshkruan Marrëveshjen e Parisit 2015, duke u zotuar të mbajnë ngrohjen globale nën 2C.

Ekspertët argumentuan se ishte i nevojshëm një veprimi ndërkombëtar, pasi ai mund të ngadalësojë ndikimet e ndryshimit të klimës, duke i dhënë më shumë kohë njerëzve të përshtaten.

Ekipi i studiuesëve përfundoi në shkrimin e tyre: “Nëse mund të ndodhin kaskada të dëmshme, një bllokim global nuk mund të përjashtohet. Ky është një kërcënim ekzistencial për civilizimin.”

“Stabiliteti dhe qëndrueshmëria e planetit tonë është në rrezik. Duhet të bëjmë një aksioni ndërkombëtar dhe jo vetëm fjalët”.

/Ora News

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me krevatin “ma gjik” që të mbron nga tërmetet(VIDEO)
Artikulli tjetërPrekese! “M’u shkatërrua banesa, punova 42 vite”/ Banori: Bleva apartamentin në Durrës sikur të ishte në Paris