“Më sill uratën, se Biblën e kam me vete”, fjalët që Xhuljana Aliaj tha para avokatit

Ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit do të jepet masa e sigurisë për 25-vjeçaren Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit.

Advertisements

Për këtë çështje ka reaguar edhe avokati i saj, Stefan Topalli i cili tregon se çfarë i ka kërkuar 25-vjeçarja, teksa ka pasur takimin si përfaqësues ligjor me të.

“Më bjerë një palë uratë se Biblën e kam me vete”, këto ishin fjalët e studentes Xhulia Aliaj sipas avokatit.

Advertisements

Xhulia është studente pranë Universitetit të Durrësit dhe nga të gjithë njihet si besimtare, praktikante e fesë katolike. Ajo u arrestua pasi ngriti shqetësimin se në Porto Romano ishin shkaktuar dëme nga tërmeti, si dhe i bëri thirrje qytetarëve të largoheshin nga zona pasi atje do të shpë rthente nafta. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një reagim në Facebook, shkruan se arrestimi Xhulian ës është i paligjshmë dhe prandaj sot do të kenë një tubim paqësor para gjykatës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk ka qetësi! Shënohet lëkundja e radhës
Artikulli tjetërE rëndë/ Vri tet brenda në makinë djali 3 vjeçar i deputetit