Gazetarët që përjetuan tërmetet live gjatë transmetimit, por nuk iu “dridh qepiku” dhe vazhduan punën

Asnjë gazetar nuk e ka luksin të përjetojë një situatë tragjike apo dra matike larg vendit të punës. Janë ato momente, ku një kamera dhe një mikrofon janë po aq të nevojshme sa ndihma për të shpëtuar njerëzit e prekur nga fatkeqësitë. Falë mediave, problemet evidentohen dhe adresohen shumë më mirë.

Advertisements

Këtë gjë kanë bërë edhe kësaj radhe të gjitha mediat shiqptare. Ka pasur transmetime maratonë në ekrane, duke hequr dorë nga programacioni i zakonshëm dhe duke u dhënë të gjithë hapësirën e nevoshjme problemeve që solli tërmeti i datës 26 nëntor. Nuk ka dyshim që sakrifica e madhe e gazetarëve të terrenit është një heroizëm më vete.

Advertisements

Gazetarë që kanë mbërritur në vendgjarje po aq shpejt sa forcat e kërkim-shpëtimit dhe nuk kanë lëvizur që andej, nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. “News 24”, televizioni informativ më i dashur dhe më i ndjekur i shqiptarëve, ka pasqyruar gjithçka në kohë reale, duke shpërndarë në terren të gjithë gazetarët. Por studiot nuk kanë qenë imune ndaj tërmeteve.

Të gjithë kemi parë se si moderatorët e lajmeve, Ola Bruko, Nisida Tufa, Edvin Parruca etj., kanë përjetuar live tërmetet më shumë se një herë. Por ata kanë ruajtur qetësinë duke vijuar me misionin e tyre. Asnjë s’e ka pasur luksin të shfaqë shenja paniku në transmetim live, as Sokol Balla, as Eni Vasili, as Bledi Fevziu, as Monika Stafa e Genta Popa.

Madje, janë përpjekur të na tregojnë se nuk duhet të kemi frikë, sepse pasgoditjet janë më se normale. Ashtu siç është normale për ta, që në të tilla raste nuk mund të jenë afër familjarëve të tyre, të nxjerrin ndonjë fjalë apo klithmë frike si të gjithë ne, sepse misioni është shumë më i rëndësishëm në këto raste. Respekt për kolegët tanë, janë simbole të sakrificës!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdahet papritur nga jeta gazetari dhe skenaristi i njohur
Artikulli tjetërHistoria prekëse nga Durrësi, si qeni i shpëtoi jetën një familjeje