‘Kryeministër është e ndaluar të futesh brenda’, Braçe trembet për Ramën: Na fal shoku Erion…

Mesditën e sotme, kryeministri Rama vizitoi Bubqin, një tjetër fshat ky i prekur masivisht nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Advertisements

Kreu i qeverisë, mes premtimeve dhe batutave u përpoq të qetësonte banorët nga kjo dramë qe ka paralizuar prej ditësh Shqipërinë.

Gjatë inspektimit në Bubq, Rama shoqërohej edhe nga zv.kryeministri Erjon Braçe, i cili e ka shoqëruar Ramën drejt shkollës 9-vjeçare ku i ka treguar dëmtimet që e kanë nxjerrë ndërtesën jashtë funksionit.

Advertisements

Rama mesa duket ishte shkujdesur më shumë seç duhej teksa po inspektonte ndërtesën dhe zëvendësi i tij, Erion Braçe e ka kujtuar thuajse me të bërtitur:

‘Kryeministër është e ndaluar të futesh brenda, është e ndaluar të futesh brenda..’

‘Me fal, ndjesë shoku Erion…’, iam kthen Rama.

Biseda e plotë Rama-Braçe:

Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?

Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.

Edi Rama: Të merren me strukturën

Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.

(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).

Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda, dil, është e ndaluar të hysh brenda

Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBilanci i rënde ne Lezhë! Numri i madh i banorëve te ngelur pa cati, ja sa pallate dhe shtëpi janë dëmtuar
Artikulli tjetërPërbi ndëshi 28 kate në Golem, inxhinierja Luljeta Bozo: Ju tregoj pse nuk është rrëzuar pallati që flasin të gjithë