Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar shumë dëme materiale te banesat në Durrës, ndërsa qytetarët janë dyndur për ndihma te Pallati i Sportit të qytetit bregdetar “Ramazan Njala”.
Advertisements
Gazetari Ervin Parruca raporton për “News 24” e “Balkanweb” se qytetarët po presin në radhë për të marrë ndihma. Një qytetare tregoi se është pajisur nga njësia bashkiake me një certifikatë për të marrë ndihmat.
Qytetarja u shpreh se është jashtë me vajzën e vogël dhe se nuk kanë as ku të flenë, pasi nuk ka makinë. Ajo tha se kërkon ndihmë së paku për vajzën, që e ka të vogël.
Advertisements
“Unë jam nga lagjja 13. Fëmija im ka 4 ditë në mëshirë të Zotit. Fle në mes të qiellit. Jashtë flemë. Njerëzit kanë ikur se kanë makina, unë nuk kam makinë. Unë dua ndihmë vetëm për vajzën, të ma ushqejnë, të ma veshin. Fëmijët e mi rrinë rrugëve. Jam me dokument nga njësia bashkiake, që duhet të marrë ndihmat”, deklaroi banorja.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!