Vetëm pak ore para se ajo të mbyllte sytë, babai i Xhesika Biqikut, 20 vjeçares që humbi jetën sot në Spitalin e Traumës, takoi kryeministrin Rama në zonën e Kombinatitit dhe kishte vetëm një kërkesë, jetën e vajzës.
Advertisements
Ilia Biqiku i kërkoi Ramës, t’i dërgonte vajzën në Itali.
‘Kam gocën në spital. Është në gjendje të rëndë tek Trauma. Erdhi doktori italian. Thuaju një llaf të mirë të ma çojnë në Itali. Mbushi 20 vjeç. Kam edhe gocën e madhe të sakatuar’, iu drejtua ai kryeministrit, mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20 vjeçarja ishthte parashikuar të nisej me helikopter drejt Italisë që dy ditë më parë, por gjendja e saj e rënduar nuk i lejoi bluzat e bardha të bënin një lëvizje të tillë.
Grupi i mjekëve italianë pasi panë gjendjen e saj shëndetësore, vlerësuan se një lëvizje e trupi të vajzës 20-vjeçare për të transportuar në helikopter do të ishte fatale. Megjithëse mjekët u munduan ta mbanin në jetë Xhesika nuk ia doli dot.
Sipas të atit, Xhesika kishte dëmtime të shumta në kokë që i kishin prekur edhe trurin.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!