“Mos ma kujto te lutem”, rrëfimet e banorëve në katet e larta në Durrës, tm erri që përjetuan (Video)

Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit kanë detyruar qytetarët e Durrësit të braktisin banesat dhe të strehohen në hotelet që kanë vendosur të hapin dyert. Ekipi i “Abc News” ishte ne ambientet e Hotelit “Diama” ku janë strehuar 350 qytetarë.

Advertisements

Ekipet mjekësore kanë ngritur qendrën e tyre shëndetësore për të kuruar kryesisht gjendjen e an kthit teksa qytetarët rrëfejnë si mundën t’u mbijetojnë lëkundjeve të forta.

Qyteti i Durrësit ka vendosur të hesht deri kur qytetarët e tij të vrasin frikën se toka nuk do t’i lëkundet sërish nën këmbë. Askush dhe asgjë nuk mund t’i bind se historia nuk do të përsëritet. Jeta në Durrës jetohet larg qendrës, larg ndërtesave ku lëkundjet ngjallën frikë, ankth dhe lanë përjetime të forta emocionale.

Advertisements

Pranë bregdetit në Golem, Hotel Diama ka hapur dyert e viletave të tij për të prekurit e tërmetit. Secili kërkon vetëm të harrojë imazhet me të cilat u përballë atë mëngjes të 26 nëntorit. “Jam në katin e 9-të, t’ju tregoj tmerr… Të them të drejtën thashë së ikëm…. Kur thotë Dritëro Agolli, -Mos ma kujto…!” Dhimbja është e fortë kur qyteti është bosh dhe të vetmet dëshmimtarë të dhimbjes janë vetëm pallatet me beton të gjybmtuar. “Kam dalë në qytetin e Durrësit… nuk di çfarë të them, diz astër. Nuk kam derdhur lot ndonjëherë”.

Në qendrat e improvizuara mjekësore ekipet e specializuara janë duke ofruar shërbim 24 orë për çdo shqetësim. Pacientët kanë qenë të grupmoshve të ndryshme. “Përgjithësisht shqetësimet kanë qenë të lidhura me gjendjen psikologjike…” Rrënimi i banesave i ka plagosur zemrat, por kur kujtojnë ato lëkundje të vetmen lutje dhe falenderim ja drejtojnë zotit që i dha mundësinë për të jetuar. “Stresuese, e tm errshme. Të shohësh fëmijët që vuajnë tërmetin…” Shëtitjet në Bregdet janë kthyer në mundësi për reflektim. Dhe mbi të gjitha për ata që përballjen me tërmetin e kanë pasur të fortë që nga shtatori i këtij viti. “Ne kemi qenë nga të parët që kemi patur dëme, që prej tërmetit të 21 shtatorit”. Qetësimi i tokës do të qetësojë edhe zemrat dhe mendjen e durrësakëve, për të nisur sërish rindërtimin e gjithçkaje të humbur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDhimbje pafund! E gjithë Thumana përcjell në banesën e fundit 10 vik timat e dy familjeve Cara dhe Greku
Artikulli tjetërMediat ndërkombëtare pas trag jedisë, i bëjnë jehonë masave të ashpra: Do fillojnë dën imet për Ndërtuesit e Arkitektët