Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë ditën e djeshme, shumë shqiptarë anekënd botës u mobilizuan për t’ju ndihmuar në njërën apo mënyrën tjetër të prekurve nga tërmeti, shkruan KultPlus
Advertisements
Së fundmi, me iniciativën e Marko Kepit dhe i cili është edhe kandidat për kryetar komune në New York, dhe Marin Memes është formuar grupi “Albania Earthuqake Relief”, ku mund të ketë qasje kushdo
Qëllimi i këtij grupi në rrjetin social Facebook është t’i bëjë bashkë shqiptarët që janë kudo nëpër botë, dhe aty të mobilizohen për të dërguar çfarëdo ndihme në Shqipëri, në zonat e prekura nga tërmeti me 6.4 shkallë rihter
Advertisements
Anëtarët e këtij grupi bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i mbështesin vik timat.
Të gjitha fondet do të shkojnë drejtpërdrejt te familjet e prekura, dhe tek të lënduarit nga ky tërmet. Ata kanë nevojë për ndihmën tonë!”, shkruhet në këtë grup.
Deri më tani me iniciativën e Kepit, janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë amerikan të cilët do t’ju shkojnë të prekurve nga termeti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!