Mbrëmjen e djeshme në Shkodër janë shkrumbuar nga flakët dy makina, njëra prej të cilave është e gjyqtarit Andri Ymerit, gjyqtarit të Shkodrës. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Advertisements
Kush është gjyqtari Andi Ymeri dhe akuzat e tij për korrupsion:
Në vitin 2014 gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri u denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” se bashkë me gjyqtarin Ken Dhima kishin marrë 2 mijë euro për të liruar nga bu rgu një të dënu ar me iniciale P.N nëpërmjet avokatit të tij Ndrek Rukës. Në atë kohë u publikuan edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dën uarit. Në dëshminë e tij avokati deklaroi se paratë i kishte marrë për gjyqtarët. Për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet.
Advertisements
Por më vonë për të njëjtën akuzë ai është kallëzuar edhe nga një i dën uar me 21 vite b urg. Gentian Hoxha, një i ri i cili është dën uar në mungesë me 21 vite b urg nga ky gjykatës, në një kallëzim të paraqitur më nëntor të 2014 në Prokurorinë e Përgjithshme denoncoi se gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro, që t’i hapej sërish çështja.
Ymeri u akuzua për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverabeleve të çështjes në vitin 2009. I dënuar në burgun e Shënkollit denoncoi edhe ishte dënuar padrejtësisht në mungesë pasi ka qenë në Spanjë.
Edhe pse ndaj gjyqtarit vitet e fundit ka pasur akuza për korruprion, ajo edhe sot ndodhet në krye të detyrës. Madje ai ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!