Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ediell” ku është përballur edhe me pyetjet pikabte të vajzave të hetuesisë.
Advertisements
I patrembur, ish-deputeti i PD-së u është përgjigjur pyetjeve se si ka reguar kur e kanë sharë në komente dhe nëse është arrestuar ndonjëherë.
Ai u shpreh se në fillim të karrierës ka sharë nga robt këdo por më pas e ka kutpaur që nuk ia ka vlejtur. Ndërsa pyetjes, nëse është arrestuar ndonjëherë, Salianji iu përgjigj me kunj: Unë mendoj se kam arrestuar unë policë!
Advertisements
Pjesë nga intervista:
Para se të bëheshe deputet je arrestuar ndonjëherë nga policia?
Salianji: Unë mendoj se kam arrestuar unë policë. Në ndonjë rast edhe po, por jo arrest, ndalim mbase.
Si ju duket gjendja në të cilën është katandisur PD-ja tani?
Salianji: Nuk më duket se është katandisur, por është kandisur. Është gati për të marrë diçka, është në një formë përgatitje, bukurie tani.
Në sa deklarata politike ke gënjyer?
Salianji: Gënjeshtrën e urrej, por ndoshta e kam bërë pa vetëdije.
A je ti dhëndrri perfekt për një vjehërr tipike shqiptare?
Salianji: Duhet pyetur vjehrra. Në fakt as kjo, por nusja le të themi.
A ke bërë favore kur ke qenë deputet?
Salianji: Sigurisht që po dhe do bëj sërish, sa të mundem. Nëse je në politike dhe nuk bën favore kot që je. Ndonjëherë kam kapërcyer, ndonjë normë, jo ligj.
Kishe frikë kur go dite me shuplakë Ralf Gjonin?
Salianji: Jo, frika është diçka tjetër. Frikë është kur përballesh me diçka, shumë të rëndë, kur të preken të afërmit.
Si ke reaguar kur të kanë sharë publikisht nëpër komente?
Salianji: Në vitet e para kur kam hyrë në hapësirën publike kam sharë nga ropt, nga çfarë kam mundur, por pastaj e kam parë që është pjesë e lojës dhe tani nuk më thotë asgjë.
Varfëria dhe politika rrinë bashkë?
Salianji: Varfëria dhe politika është një klishe që përpiqen ta ngrenë kryesisht të majtët. Jo! Nuk rrinë dot bashkë. Gënjejnë kush bën gjasme se është i varfër kur është në politikë. Jo nuk rrinë dot bashkë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!