“Kosova pjesë e Serbisë”, Shahini gjen fajtorin per gabimin në librin e Qytetarisë

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar pas publikimit në media të një libri që përdoret nga nxënësit e klasave të teta në vend dhe që në një hartë nuk njihte Kosovën si shtet.

Advertisements

Në një reagim në Facebook, Shahini shkruan se ky gabim është i paqëllimshëm, dhe psa para së të botohej ka kaluar në duart e disa persoanva që janë përgjegjës.

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj”, shton më tej minsitrja.

Advertisements

REAGIMI I PLOTË

Më erdhi keq kur pashë të postuar në rrjete sociale një faqe të një libri me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit. Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!

Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë! Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë..

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Motër, ti meriton gjithçka”, Elvana lidhje të ngushta me reperen e njohur amerikane
Artikulli tjetërU arr estua për v rasjen e gazetares, lirohet biznesmeni