Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.
Advertisements
Por në emisionin “Opionin”, Lorenc Vangjeli ka treguar detaje për këtë deklaratë të Metës. Ai është shpreur se bëhet fjalë për ambasadën italiane dhe sipas tij është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane që ka bërë këtë shantazh.
“Nuk bëhet fjalë për ambasadën amerikane. Bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo është bërë padia në prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë që i ka bërë zotit Blushi, pak çaste pasi kishte nxjerrë statusin e parë”, tha Lorenc Vangjeli.
Advertisements
Ende nuk dihet se cila është ambasada të cilës i referohet presidenti Ilir Meta në reagimin e tij, por në një vëzhgim të Dosja.al, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ditën djeshme pati dy postime për ambasadat. I pari, lidhet me bisedën telefonike të Metës me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ku thoshte se ‘garantët’ e Dvoranit morën përgjigjie, dhe se selia te rruga e Elbasanit përdoret nga Rama për në Xibrakë.Ndërsa reagimi i dytë, është ai ku konfirmohet biseda me Palmer dhe kërkohet autorizimi nga Guri Lekloti i ambasadës në Shqipëri për të bërë publike përmbajtjen e saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!