Kontrata e Edi Rejës në stolin e kombëtares përfundoi pas ndeshjes me Francën dhe aktualisht kuqezinjtë janë pa trajner. Flitet se akordi për rinovim është pranë, por deri tani mungon e zeza mbi të bardhë.
Advertisements
Pikërisht kur palët janë në bisedime e sipër, nga Italia vjen një lajm i bujshëm. Prestigjiozja italiane, “Gazzetta dello Sport” raporton se kontrata e trajnerit Edi Reja nuk do të rinovohet më.
Fakti që Shqipëria nuk ia doli të kualifikohej, ka bërë që edhe divorci të jetë tashmë shumë pranë megjithëse trajneri ka pranuar publikisht se do të donte të vazhdonte me Shqipërinë.
Advertisements
Deri më tani, ende nuk është asgjë zyrtare por sipas prestigjiozes italiane, divorci mes palëve është i pashmangshëm. Të shohim çfarë do ndodhë…
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!