Deklarata e fortë e Presidentit Meta: Një ditë parlamenti do të shpërndahet, kemi lidera që e kanë pasion të

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e djeshme për shpërndarjen e Parlamentit, duke thënë se një ditë kjo gjë do të ndodhë. Ai tha se vetë deputetët duhet ta kuptojnë që duhet të shkojnë të votohen. Meta u shpreh gjithashtu se ka ardhur koha e referendumeve, pasi në Shqipëri nuk funksionon dialogu politik.

Advertisements

Presidenti, prej ditësh ka tërheuqr vëmendjen me deklaratat e tij lidhur me situatën politike në vend. Ditën e djeshme ai shpalli “non-grata” ambasadorin e OSBE-së Bendt Borchardt, pasi ofendoi me gjest banal protestuesit e Astirit. Jo vetëm kaq, por Meta thotë se do ta bëjë shembull kreun e KED, Ardian Dvoranin.

Meta deklaroi:

Advertisements

Jemi në një moment kritik dhe ajo që me shqetëson nuk është kjo përplasje. Këtu është problemi se po humbasim kaq kohë. Ky parlament është vetëshpërndar me kohë.

Parlamenti një ditë do të shpërndahet, puna është se ky parlament kot sa rri dhe një ditë më shumë me këtë mënyrë si sillet. Parlamenti me dekret të presidentit shpërndahet. Duhet ta kuptojnë vetë ata që duhet të shkojnë të votohen. Unë jam i bindur se vetë deputetët socialiste e kuptojnë që mënyrën si ka vajture parlamenti shumë figura janë zhvlerësuar.

E mira është të thonë vetë ata hajde të shkojmë të votohemi të gjithë, parlamenti, pushteti lokal dhe Presidenti. Ka ardhur koha e referendumeve. Unë do të punoj që shqiptarët të shprehen me referendume sepse në Shqipëri është shumë e vështirë të funksionojë dialogu politik. Këtu kemi lidera që kanë pasion të mos mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaji që na turpëroi para Presidentit të UEFA-s ne diten e inaugurimit(FOTO)
Artikulli tjetërKastriot Tusha i zhgënjyer nga Ardit Gjebrea: Prita ftesë për të kënduar himnin, performancën e kisha imagjinuar komplet