Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares Ambrozia Meta, për filtrat që Partia Socialiste duhet të vendosë për të shmangur “djegien” e kryebashkiakëve nga ligji për dekri minalizimin. Rama i krahasoi ata që flasin për këtë çështje me “tutoret që ruajnë shtëpitë publike”.
Advertisements
Gazetarja: Zoti kryeministër, teksa PS është në një proces riorganizimi, a keni menduar të vendosni filtra, që kandidatët tuaj për bashki të mos i kapë më ligji për dekri minalizimi?
Edi Rama: E kam thënë, e rithem dhe të gjitha virgjëreshat që thonë të kundërtën iu ngjajnë atyre përgjegjëseve të shtëpive të qejfit që predikojnë moral. Kjo çështje zgjidhet me fuqizimin e ligjit në raport me individin duke e kthyer vetë-deklarimin e rremë në një vepër që dënohet, qartë, ashpër dhe drejtëpërdrejt. Dhe nga ana tjetër, duke i çliruar partitë politike nga individë që në mënyrë të papërgjegjshme i shmangen të vërtetës përmes një ndërhyrjeje në ligj që do t’i japë mundësi institucioneve të bëjnë verifikime, kur partitë çojnë listat e kandidatëve në një kohë më përpara se fillimi i fushatës, që kur fushata të nisë, lista të jetë e verifikuar. Partitë s’kanë kapacitete për të bërë punën e prokurorisë dhe policisë. Ato të hyjnë në një proces më herët. Kush predikon moral është njësoj, ua thashë, është një shëmbëlltyrë si ato përgjegjëset e shtëpive të qejfit, që tek dera e shtëpisë predikonin vir gjërinë e vashave që ofronin brenda shërbime.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!