Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” analisti Armand Shkullaku ka deklaruar se Rama do bëjë ç’të jetë e mundur që të zgjedhi Arta Markun sërish në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.
Advertisements
Ai theksoi se Rama kërkon ta bëjë këtë gjë pasi do të japë një lloj mesazhi që njerëzit që i përdor nuk do t’i hedhë në rrugë.
“Rama deri në fund do bëjë ç’të jetë e mundur të zgjedhi Arta Markun. Çdo pushtet që degradon, nuk shkon asnjëherë drejt tolerancës. Nëse ky do kishte sensin e masës, shenjat e tolerancës do i kishte dhënë më parë. Nuk do të lërë më asnjë mundësi kundërshtarit apo institucioneve të pavarura, që t’i ketë rrezik për veten e vet. Pse do e zgjedhi Markun? Do shërbej si një lloj mesazhi, që njerëzit që ky i përdor, nuk do i hedh në rrugë”, u shpreh ai.
Advertisements
Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë. Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij. Ish-drejtues i Kr imeve të Rënda, në kohën e tij ka go ditur grupe kr iminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!