Duke e quajtur një krizë artificiale të Presidentit Ilir Meta për të su lmuar reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama pjesën më të madhe të fjalës në Kuvend ja kushtoi lu ftës ndaj kr imit të organizuar dhe prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar që ai i quan “banda KCK”, Kam çfarë të kapësh”.
Advertisements
Kreu i qeverisë Rama tha se më 25 nëntor do të prezantojë në publik platformën e luf tës kundër krimit dhe këtyre pjesëtarëve të drejtësisë. Lu fta do të jetë frontale tha shefi i mazhorancës dhe do të g odasë pasurinë e tyre. Kjo platformë do të sillet në Kuvend, dhe aty do të ndahet përmes votës – u shpreh kryeministri – se kush është vërtetë pro kësaj beteje.
“Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, beteja është më KCK-në. Duhet vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt sistemit të drejtësisë. Ky është një tjetër motiv për ne, të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KCK-së mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e pritjes së vettingut por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luf tës kundër kr imit të organizuar. Ata që kanë marrë dën im për kr ime të rënda të lidhura me veprimtari kr iminale më shumë se sa një vr asje, ata që janë akuzuar për kr im të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dën uar si rezultat i atyre prokurorëve e gjykatëseve që e kthyen drejtësinë në një pazar, duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë. Nuk mundet më që ata nga njëra anë, dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KCK t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim që do duhet dhe do të nisë një orë e më parë.
Advertisements
Kam qenë këtu kur fola për rastin skandaloz të Durrësit dhe u zotova se do t’i sjell kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë luf te ndaj kr imit dhe KCK-së. më 25 nëntor unë do t’i prezantoj publikut shqiptar këtë platformë. Do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi, që do ndajë ata që janë gati për ta shpallur këtë luf të ose jo. Do të jetë një luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, dhe kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme”, tha Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!