I vodhi të vde kurës unazën me diamant dhe e shiti, mjekes i ndodh ajo qe nuk e priste kurrë

Një ndihmës mjeke është arrestuar pasi i mori nga gishti unazën një pacienteje të vde kur dhe e shiti në një dyqan pengjesh.

Advertisements

Lisa Darlene Glaze është akuzuar për vjedhjen e unazës nga dira e Gloria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas.

Glaze, e cila punonte në dy spitale, dyshohet se mori unazën nga dora e Robinson më 16 tetor dhe më pasi shiti unazën në një dyqan.

Advertisements

Autoritetet thanë se familje e Robinson vuri re që tre unaza mungonin tek sendet e saj personale dhe u përballën me Glaze.

Dy nga unazat u gjetën disa ditë më vonë, por një unazë e tretë ende mungonte.

Një dyqan pengjesh raportoi në polici shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Policia vuri në pranga Glaze.

Ajo i kishte treguar blerësit patentën e saj në momentin që shiti unazën.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lava kredinë me këngët popullore”, këngëtari tregon si doli te “mbijetojë” : Me rrogë s’ja dilja dot
Artikulli tjetërLojtarët e Kosovës shpërthejnë në lot, fotot që po bëjnë xhiron në rrjet