Ndeshja me Andorrën ka qenë për t’u harruar. Barazimi me një kundërshtar tejet modest, i cili ka shënuar në portën tonë më shumë gola se në krejt fushatën kualifikuese (deri dje) i ka zhgënjyer të gjithë.
Advertisements
Megjithatë, data 14 nëntor 2019 do të mbetet e shënuar në karrierën e njërit prej kuqezinjve. Pikërisht të Taulant Seferit, që debutoi me kombëtaren e Shqipërisë, atë të madhe. Në minutën e 73-të, kumanovari ka zëvendësuar Ramadanin, duke e shkruar emrin në protokollin e kësaj ndeshjeje, madje drithëroi me një goditje me kokë në fund, kur mund të na jepte fitoren. Pas lojës, përmes rrjeteve sociale, Seferi ka treguar emocionet e tij:
“Mbrëmjen e 14 nëntorit s’do ta harroj kurrë, sikur mbrëmjen e 15 nëntorit, kur festoj ditëlindjen time. Bëra debutimin tim të ëndrrave me zemër të plotë dhe me zemër Kuq e Zi. Mund të them se jam krenar që mbroj këto ngjyra. Jam krenar që kam në krah tifozët KUQ E ZI, që më mbështetën deri në këtë moment. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Falenderoj edhe ata që më besuan dhe që ma mundësuan ta përjetoj këtë ndjenjë, që unë e pres qysh nga fëmijëria. Kam shumë për të thënë, por nga emocionet po e mbyll me kaq”.
Advertisements
🇦🇱🇦🇱🇦🇱Mbrëmjen e 14 nëntorit zdo e harroj sikur mbrëmjen e 15 nëntorit ku festoj ditlindjen time , bëra debutimin tim të ëndrrave me zemër të plot dhe me zemër Kuq e Zi mundem të them se jam Krenar që mbroj kto ngjyra jam Krenar që kam në krah Tifozët KUQ E ZI që më mbështetën deri në kët moment ju Faleminderit gjithve për perkrahjen ju Faleminderoj dhe atyre që më besuan dhe që ma mundsuan ta përjetoj at ndjenj që un e pres qysh nga femirija… kam shum për të thën por nga emocionet që kam do e mbyll me kaq.Me rrespekt Taulant Seferi
Gepostet von Taulant Seferi am Donnerstag, 14. November 2019
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!