Italia shpall gjendjen e jashtezakonshme, Venecia nën ‘pushtetin’ e ujit(FOTO)

Për shkak të katastrofave natyrore qe kanë god itur Italinë, sot Italia shpalli gjendjen e jashtezakonshme, duke synuar të mobilizojë sa më parë fondet për të rregulluar sërish një nga qytetet më të bukura të botës.

Advertisements

“Fatkeqësia që go diti Venecian është një god itje në zemrën e Italisë. Është e vështirë të shihet në këtë gjendje ky qytet, trashëgimia e tij artistike sot është në rrezik, – tha Kryeministri italian Giuseppe Conte

Niveli i ujit gjatë këtyre përmb ytjeve ka shkuar në lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966, kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

Advertisements

Çdo gjë do të qetësohet pas tërheqjes së ujërave, por kjo do të zgjaste dy javë dhe gadishulli rrezikon që të ketë sërish reshje të shumta shiu.

Sipas ‘Corriere della Ser’a, pas 16 orësh shi, është mbuluar nga uji në lartësi 20 cm, kurse në monumente të tjera të qytetit janë dëmtuar dyer monumental dhe kolonata bizantine.

Vetëm në një muaj Italia është goditur nga njëzet ciklone.

Situata më e rëndë paraqitet në Basilicata, Campania dhe Kalabria. Nga kjo katastrofë natyrore kanë humbur jetën edhe dy persona, rrugët jan kthyer në lumnjë dhe shkollat rezultojnë ende të mbyllura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMorën kredi për t’u bërë me fëmijë! Historia e dhimbshme e çiftit që sot kanë trinjakë
Artikulli tjetërPolicia “blin don” sërish Unazën, ja çfarë pritet të ndodhë