Kush është Olsian Çela, faqe e re për drejtësinë shqiptare, ‘armiku’ i Arta Markut që ‘zbërtheu’ dosjet e nxehta, ‘KLANI’ i miqve që iu rrënuan se e mbështetën

Në renditjen e propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është Olsian Çela, kandidati më favorit për t’u bërë kryeprokuror me një mandat 7-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.

Advertisements

Çela, një prokuror në karrierë që pranoi dje para KLP, mënxyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka bërë kërkoi hapur e pa frikë një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqenë e drejtësisë në Shqipëri.

Rivali i kryeprokurores Arta Marku, e cila i luftoi edhe miqtë e përkrahësit, arriti të dilte i pari në listën e KLP, ku anëtarët e mbështetën atë në mënyrë sekrete duke i dhënë jo pak por plot 459 pikë të arta, që i japin një superioritet para Kuvendit, që tashmë ka “topin” në derë për të treguar sa e do realisht reformën në drejtësi. E betuar nën flakadanë dhe zjarr, Arta Marku, e nisi detyrën e saj duke lu ftuar miqtë dhe vetë prokurorin që sot triumfon në listën e kandidatëve… por gara mes tyre ka nisur shumë më herët.

Advertisements

Por kush është Olsian Çela, ‘prokurori i dosjeve të forta’ që Arta Marku e la edhe pa miq?

Olsian Çela e nisi karrierën e tij në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ai ushtroi detyrën e prokurorit në Tiranë, në institucionin e akuzës dhe pas tre vitesh, në 2004-n u emërua prokuror tek Prokuroria e kr imeve të Rënda.

Për katër vite me radhe, Çela drejtoi Kr imet e Rënda, periudhë në të cilën ‘çarmatosi’ grupet e forta kr iminale. Olsian Çela njihet si prokurori i çështjeve të traf ikut të d rogës ku trajtoi dosjet e bujshme si ‘Xibraka’ që la në bu rg nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën dhe tetë anëtarët e tjerë të këtij grupi; ‘Kompas’ që la në b urg 32 traf ikantët që përdornin pros titutat si korriere dhe çështjen e ‘vr asjes së Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit’, i njohur edhe si miku i ish-kryeministrit Fatos Nano, dosje për të cilën u dë nuar si bashkëpunëtor Lavdërim Tufa.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin, çështje për të cilën u për plas edhe me drejtuesen e Prokurorisë për K rimet e Rënda në vitin 2017, Donika Prelën. Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore. Prelsa vendosi ta zëvendësonte me short Nakuçi, gjë që prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar. Këtu u kuptua edhe ambicia ish-kryeprokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela për të ardhur në krye të Prokruorit të Përgjithshëm, institucion që aktualisht drejtohet nga Arta Marku.

Pas transferimit në Berat, Çela bëri ankimimin, i cili u pranua dhe KLP-ja e risolli prokruorin tek Kri met e Rënda në Tiranë.

Gjithsesi Marku nuk u ndal me kaq. Marku e çoi në Apel vendimin për rikthimin në detyrë, por me 11 vota të anëtarëve të KLP-së, Olsian Çela fitoi ndaj Arta Markut me rezultatin e ngushtë 6 me 5

Prokurorët, të cilët janë gjithashtu anëtarë të KLP zgjodhën kolegun e tyre të vjetër përballë Arta Markut, por kjo gjë u kushtoi. Vetëm pak ditë pas votimit pro Çelës i del një dokument që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në shkollë të mesme.

Gjithashtu Antoneta Sevdari, një tjetër prokurore që votoi pro Olsian Çelës u rrëzua nga KPA, krejt papritur pasi kishte kaluar fazën e parë (KPK).

Sot bazuar në renditjen e KLP-së, Olsian Çela konkuron binshëm Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer, me një kurrikulum të pasur, njohjen e katër gjuhëve të huaja dhe trajnime në në disa vende të Bashkimit Europian dhe shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjet e kri mit të organizuar, Çela mbart mbi kurriz 459 pikë.

Çela është gjithashtu pika e kontaktit e Eurojust në prokurorinë Shqiptare. Por mbetet të presim pas propozimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që i paraqet Kuvendit për të emëruar si Prokuror të Përgjithshëm tre kandidatët e renditur në një listë bashkë me vendimin e arsyetuar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, çështja kalon në dorë të Kuvendit.

Edhe nëse Kuvendi nuk zgjedh Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij, Prokurori i Përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme ose gjyqtar në gjykatën e apelit.

Megjithëse situata nuk është në favorin e tij, Olsian Çela është nisur në betejë me Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer që kontraston me atë të Kryeprokurores së Përkohshme, ai do të vërë në provën e parë të vërtetë institucionet e reja të Drejtësisë, vetë reformën. A do të bëjnë diferencën socialistët për të zgjedhur një prokuror karriere, për të cilin denoncimet nuk numërohen as me gishtat e njërës dorë?! ‘Patatja e nxehtë’ është tashmë në Kuvend.

Lista do të dërgohet, dhe do të shihet para 14 dhjetorit, nëse gara e Prokurorit të Përgjithshëm do t’i japë një frymë të re drejtësisë shqiptare, në një prokurori që për 2 vitet e drejtimit të Arta Markut, zvarritet sa nga njëra dosje tek tjetra…

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI morën jetën teknikut të kondicionerëve/ Autori i dyshuar që u vetëdorëzua në polici, ja çfarë tha
Artikulli tjetërMorën kredi për t’u bërë me fëmijë! Historia e dhimbshme e çiftit që sot kanë trinjakë