E mbajti surprize, por zbulohet emisioni i ri ku do e shohim Bora Zemanin

Moderatorja e njohur Bora Zemani, këtë të hënë nëpërmjet një postimi në Instastoryn e saj, bëri të ditur se një projekt i ri do të fillojë në fillim të sezonit të ri televiziv.

Advertisements

Bora nuk dha asnjë informacion në lidhje me projektin duke preferuar ta mbajë surprizë.

Mirëpo burime nga ‘Iconstyle’ kanë zbuluar se emisioni më i ri nga ajo, është një emision i lidhur me modën.

Advertisements

Emisioni do të quhet “ADC” dhe do të transmetohet në Tring. Për realizimin e tij, Bora do të bashkëpunojë me stilistin e njohur Ardi Asllani.

Ky emision do të vijë si një konkurs me 10 njerëz pjesëmarrës. Atyre do iu jepet tema e caktuar për të skicuar veshje.

Në fund fituesi do të shpërblehet me një atelie me qira dhe një vit e ka të paguar.

Artikulli paraprakPlu.mb vëllait kur ishte 11 vjeç, kush është Lajden Kadilli që u vuri ar.mën në kokë djemve të Brahos/ Mori zv.arrë me makinë dy policë
Artikulli tjetër“Të kam borxh jetën”, Roberti pendohet pas deklaratës për ndarjen me Nora Instrefin dhe ben veprimin qe nuk pritej