Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka publikuar disa dokumenta ku provon se kryebashkiaku i sapozgjedhur i Vlorës, Agim Kajmaku, rezulton i dë.nuar në Greqi.
Advertisements
Sipas Bardhit, vendimi është dhënë nga Gjykata e Janinës në qershor të vitit 2003, pasi Kajmaku është kapur në flagrancë nga policia për përdorim dhe shpërndarje të kartmonedhave të falsifikuara.
Sekretari i Përgjithshëm i PD theksoi se Kajmaku duhet të dëno.hej jo më pak se 10 vite heqje lirie, ndërkohë që Kajmaku e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekr.iminalizimit, pasi në shtetin grek ka përdorur një identitet tjetër.
Advertisements
Ndër të tjera, Bardhi tha:
“Vendimi eshte i gjykatës së Janinës ne qershor 2003. Kajmaku, banues në Tiranë, eshtë arrestuar në flagrancë në Janinë më 14 janar 2004 për përdorim dhe shpërndarje karmonedhash të falsifikuara, k.rimi është bërë në transaksion për fidanë dhe bimë të tjera dhe ai ka përdorur identitetin Jorgo Toto. Pasi ka qëndruar në burg disa ditë e lanë në detyrim paraqitje, dhe dosja ti përcillej prokurorisë. Duhet të dën.ohej jo me pak se 10 vite bu.rg. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe është urdhëruar “arrest me bu.rg” të menjëhershëm, për falsfikim parash. Nuk është shqyrtuar vendimi i gjykatës pasi ai është arratisur në Shqipëri. Gjykata ka vendosur pezullimin e gjykimit deri sa të arrestohet ose ti gjendet një adresë e saktë për vendin ku ndodhet. Urdhëri i arrestit nuk është ekz.ekutuar pasi Jorgo Toto nuk është gjendur në Greqi. Edi Rama hesht megjithëse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, ka mashtruar me Formularin e Dekr.iminalizimit, sepse është një person me precedent penal dhe sipas ligjit nuk mund të ushtrojë asnjë funkison publik përfshirë atë të Kryetarit të Bashkisë.”