Zjarret shfarosin kodrat në Shëngjin, Gentian Zenelaj i prekur: Skandaloze dhe e frikshme

Aktori i njohur Gentian Zenelaj, ka reaguar pas zjarreve që ranë dje në shëngjin, ku u dogjën disa kodra vetëm pak metra larg shtëpive.

Advertisements

Aktori që është me origjinë nga Shëngjini shkruan se situata atje është e frikshme dhe se është e përsëriotur disa herë.

“Ështe skandaloze dhe e frikshme situata në Shëngjin ..e ripërsëritur për të disatën herë ..dhe për të disatën herë pa ndërshkim të autorëve që janë gjithmonë të njējtët. Lus zotin për njerëzit që janë aty në mes të flakëve ..Lus zotin që të shuhet sa më shpejt zjarri që po shkrumbon pyjet në kurorën e qytetit madje edhe vetë qytetin..Është e frikshme… 😔😔😔”, shkruan Zenelaj.

Advertisements

Zjarret ranë dje në Shëngjin, ku për disa orë dogjën qindra pemë. Pas ndërhyrjeve të zjarrëfikëseve, gjatë natës është bërë e mundur neutralizmi i flakëve dhe tashmë ato janë shuar. Dje Shqipëria u përfshi nga disa zjarre, ku u dogjën masive pyjore, në Tepelenë, Fier, Kukës etj.

Artikulli paraprakShëngjini në flakë, vihen ne pranga 2 persona. Policia jep detajet: I vunë zjarrin malit me qëllim që…
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ Benz-i përplaset me motoçikletën, nderron jete në vend një person. Policia jep detajet