Bëri heroin një vit me parë duke iu shpëtuar jetën 70 personave në ishullin grek, vd.es shqiptari në Greqi

Ndërron jetë në Greqi shqiptari ‘hero’ Kostas Arvanitisi.

Advertisements

Lajmin e bën me dije kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili kujton gjestin heroik të tij vitin e shkuar, ku shpëtoi 70 persona me varkë nga ishulli grek që u përfshi nga flakët.

“Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do mbulohet nga shteti. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona” shkruan kryeministri grek.

Advertisements

Kujtojmë se shqiptari që punon si peshkatar, u sensibilizua dhe u vu në ndihmë të personave që ndodheshin në ishullin grek kur shpërthyen flakët masive 23 korrikun e vitit 2018.

Për këtë gjest, ai u cilësua hero nga qytetarët grekë dhe nga mediat.

Artikulli paraprakMarrin fund “vuajtjet”, ja kur fillojne shirat
Artikulli tjetërNuk do t’a besoni se kush është qyteti me më shumë shofere gra në Shqipëri, nuk eshte Tirana