Bëri të fortin dhe u fut pa radhë, policia “turpëron” keq shoferin e “Benz-it” (VIDEO)

Bëri të fortin dhe u fut pa radhë, policia “turpëron” shoferin e “Benz-it” (VIDEO)

Advertisements

Policia e shtetit ka “turpëruar” një shoferi duke e detyruar që të ecte mbrapsht pasi po ecte në sens të kundërt për të shmangur trafikun.

Sigurisht që drejtuesi i mjetit ka marrë edhe gjobë për këtë veprim, e cila në këtë rast është pezullim i lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.

Advertisements

E njejta ngjarje ishte publikuar pak dite me pare edhe nga Albeu.com pasi videoja ishte derguar ne redaksi nga lexues tanet.

VIDEO E PUBLIKUAR NGA ALBEU.COM

https://www.facebook.com/watch/?v=1493908800749505

Reagimi i policisë

“Të nderuar drejtues mjetesh,

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për sigurinë e jetës tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ky drejtues mjeti me një kurajo dhe prep otencë të dukshme qarkullon në sens të kundërt në rrugë.

Për sjelljen e tij telefonuan Policinë dhe dërguan njoftim edhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital” shumë drejtues mjetesh dhe qytetarë të fyer nga veprimi i tij.

Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte “trimërinë” e tij.

Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese e pez ullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj. Shpresojme që ky drejtues mjeti dhe “të ngjashmit” me të, të mos e bëjnë herën tjetër”

Publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që den oncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të regullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.

Jeta është e shtrenjtë, mbroje atë, qarkullo me rrip sigurimi, vendos kaskën mbrojtëse, rripin e sigurimit dhe mos harro shpejtësinë brenda limiteve të lejuara”👮♀🚓🚔”- thuhet në deklaratën e policisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1493908800749505

Artikulli paraprakMajë shkallëve me tanga që i ekspozojnë pjesët intime, vajza e ish deputetes tërbon Vlorën (FOTOT)
Artikulli tjetërKa 24 makina në garazh, por këngëtarja e njohur nuk di t’i japë