Publikohet video: Shihni ç’bënte Luana me Faydeen në prapaskenat e klipit

Një ndër hitet e kësaj vere është dhe kënga “Yalla Habibi” e cila publikua vetëm tri jave më parë. “Yalla Habibi” është një bashkëpunim ndërmjet moderatores dhe këngëtares së njohur Luana Vjollca dhe artistit nga Australia Faydee. Ky bashkëpunim rezultoi të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku dhe sot numëron rreth 3.9 milionë klikime në Youtube.Tematika është dashuria,teksti është shkruar nga Luana, Faydee dhë këngëtarja e njohur Fifi.

Advertisements

Videoklipi është tejet i bukur dhe me ngjyra,duke u përshtatur dhe me stinën,dhe të dy këngëtarët së bashku sjellin një atmosferë vërtetë të këndshme.Mirëpo sic dihet kënga nuk realizohet ashtu në mënyrë të menjëherëshme,xhirimet janë të shumta dhe jo gjithcka që ndodh në prapaskenë shfaqet në videoklip.

Advertisements

Ditën e sotme këngëtarja Luana Vjollca ka shpërndarë një video në profilin e saj të instagramit ku ka shkruar “Si perhere po ju tregoj pak nga “budalliqet” e mia ne prapaskene”. Nga videoja mund të vërejmë disa veprime qesharake të artistëve,ku është një bashkim midis punës dhe qejfit, si dhe dëgjohen bubullima. “Po bie shi”,dëgjohet zëri i Luanës. Gjithsesi siç ka njoftuar dhe artistja,shiu iu solli fat si asaj ashtu dhe Faydees.

Artikulli paraprakGashi sqaron vjedhjen në Prishtinë: Varësen e kam, më shtrembëruan kokën dhe më morën njërin vëth
Artikulli tjetërMajë shkallëve me tanga që i ekspozojnë pjesët intime, vajza e ish deputetes tërbon Vlorën (FOTOT)